Tha se Thaçi ishte lider më i mirë se Kurti, nga Vetëvendosje i reagojnë Grenellit – ja si e quajnë

Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vlerësuar se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, “nuk është lider i mirë për popullin e Kosovës” dhe shtoi se liderët e tjerë ishin më të mirë, si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka pyetur Grenellin se pse ka vlerësim kaq të lartë për “regjimin e kaluar”, përcjell Bota sot. Zaimi i ka quajtur Grenellin eksponent të politikave pro-serbe e anti-Kosovë.

“Grenelli nuk paska thënë vetëm se nuk duhet kërkuar njohja e Kosovës nga Serbia. Ai paska thënë edhe se Hashimi ishte i mirë e Albini është i keq.

Pse e ka këtë vlerësim kaq të lartë për regjimin e kaluar Grenelli, ky eksponent i politikave proserbe e antikosovare? Pse disa nga përfaqësuesit politikë, biznesorë dhe medialë të regjimit të kaluar u lidhën aq fort me Grenellin?”, ka shkruar Zaimi në një postim në Facebook./BS

(Visited 45 times, 1 visits today)