Tifozët e Drenicës dalin në rrugë për të ndaluar hyrjen e studentëve serbë në Prekaz

Sot u raportua se një grup studentësh serbë planifikohet ta vizitojnë Prekazin, vendin historik ku ranë dëshmorë komandant Adem Jashari me familje.

Pas raportimeve të tilla, tifozët e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, kanë dalë në rrugë për t’i ndalur studentët serbë të futen në këtë memorial.

Madje njëri nga tifozët ka vendosur flamurin e UÇK-së në shpinë.

Që nuk do ta lejojnë këtë vizitë, “Shqiponjat e Zeza” kanë treguar edhe mbrëmë vonë.

Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë vizitën e tyre në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe.

(Visited 53 times, 1 visits today)