Tifozet e su lmuan me kore raciste, su lmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit, teksa shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndryshëm.

Futbollisti që është prekur së fundmi, është su lmuesi brazilian Taison, i cili aktivizohet tek ukrainasit e Shaktar Donjetskut. Ekipi i su lmuesit brazilian luante ditën e sotme derbin, ndaj Dinamos së Kievit, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 1-0. Në minutën e 86’, tifozët e Dinamos nuk i kursyen koret raciste në drejtim të brazilianit Taison.

Ky i fundit i irrituar nga thirrjet në drejtim të tij, mori topi dhe e gjuajti nga tifozët, duke iu drejtuar edhe gishtin e mesit. Menjëherë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin për gjestin, ndërsa ky i fundit u largua nga fusha e lojës me lot.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *