VIDEO/ Flasin 3 vjet në internet, por çfarë ndodhi në takimin e parë

Ky është momenti kur një çift i ri të cilët kanë qenë në ‘lidhje’ për më shumë se tri vite por që në të vërtetë kurrë nuk janë takuar fizikisht, vrapojnë në përqafimin e njëri-tjetrit. Dyshja 21-vjeç, janë takuar në aeroport pasi vendosën ta shohin njëri-tjetrin dhe të filmojnë këtë moment tejet romantik. Në videon e publikuar, Danielle mund të shihet duke vrapuar në drejtim të Phil-it, i cili i hap duart për ta përqafuar.

Ajo në video mund të dëgjohet duke thënë se Phil është më i gjatë se që kishte menduar. Danielle ka publikuar videon në mediat sociale, dhe është habitur me disa nga komentet e njerëzve, të cilët e kishin kritikuar për faktin se si kishte mundur të presë kaq shumë që të takohet me njeriun e ëndrrave të saj.
“Ne kemi biseduar për vite të tëra në Skype. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë më parë, ne e kemi njohur mirë njëri-tjetrin. Kemi besim, dhe ndoshta kjo e ka forcuar lidhjen tonë”, ka deklaruar Danielle.