Vjen një reagim i ashpër për Mustafën/ Analisti nga Amerika ia përmend politikanët serbë që ka bashkëpunuar!

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen. Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai për gazetën u shpreh në mënyrë ironike që 13 tetori nuk është datë me fat mirëpo që shpreson që me këtë datë të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Legjenda thotë së numri 13 është një numër baksuz, që nuk sjellë fat dhe suksese dhe mu për këtë arësye i ikët që më këtë datë të mos këtë ndonjë ngjarje të rëndesishme për të deshtuar. Por për ironi të fatit pikërishtë kjo datë, pra 13 tetori qenka zgjedhur për hapjen e perdës së hekurtë për liberalizim të vizave për Kosovën e cila lë pas dore këtu e 12 vjet më pare. Por, megjithate liberalizimi i vizave në Kosovë e ka historikun e vetë”, u shpreh ai.

Më tej, ai përmend një historik të shkurtur që ka 12 vite që Thaçi ka paralajmëruar liberalizim të vizave por që nuk ka ndodhur.

“Për dallim nga vendet tjera të rajonit ku liberalizimi i vizave ka ndodhë shumë vite më parë liberalizimin e vizave për Kosovën e kishte kapë ngërçi dhe se lëshonte fare, ani pse liderët tanë thonin se janë plotësuar kushtet që kjo të ndodhë. Secili lider në ardhje për 12 vite që nga Hashim Thaçi e këndej theksonin se liberalizimi i vizave do të vijë shumë shpejtë, bile lajmëronin edhe data se kur kjo do të ndodhë”, thekson profesori.

Në bised e sipër Isa Mustafa kishte theksuar që më herët ka mundur të ndodhë liberalizimi i vizave mirëpo që është kundërshtuar nga Kurti.

“Liberalizimi i vizave mund te arrihëj në vitin 2016 ku sipas tij ka qenë kohë ideale,sepse Kosova i patë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.Formalishtë kjo është përmbushur me ratifikimin e marreveshjes së kufirit me Malin e Zi në fillim te vitit 2018,i njejti tekst qe kundërshtohej me 2016” duke aluduar çështja e tillë në atë kohë është kundërshtuar vetem nga LVV me Albin Kurtin dhe nga disa deputet të LDK-së që ende edhe tani janë në Kuvend,duke aluduar në Presidenten Vjosa Osmani e të tjerët”, u shpjegoi tutje analisti.

Kjo është skandaloze, është një rrenë e kulluar, një floskulë politike e Isa Mustafës?!

Në fund, profesori përmend që Mustafa për përfitime të veta duke bashkëpunuar edhe me njerëz të korruptuar duke thënë se me persona të tillë nuk është luftuar asnjëhere korrupsioni.

“Isa Mustafa, për përfitimi materiale bashkëpunonin edhe me njerëzit e korruptuar dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës siç ishin Veselenoviqët, Radojqiqet, Rakiqet, etj. Në këtë mënyrë u pasuruan që as vetë fijen nuk ia din,bile thuhet se kanë depozita milionëshe edhe në bankat e huaj.E,kjo do te thotë se korrupsioni nuk luftohet nga njerëzit e korruptuar, me prokurori dhe gjyqësi të korruptuar që nuk paten guxim të ballafaqohen me korrupsionim megaloman sepse edhe vetë ishin të korruptuar”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

(Visited 20 times, 1 visits today)