Vuçiq: E di që nuk besoni, tërë natën provova t’i bindë serbët për ti hequr barikadat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë me dije se barrikadat e serbëve në veri të Kosovës ishin aq të forta sa asnjë forcë brenda Kosovës nuk do të mund t’i thyente ato.

Kështu, ai tha në një intervistë për televizionin publik RTS, se edhe vet mezi I kishte bindur qytetarët që t’I hapnin rrugët.

“Tërë natën dhe gjysmën e ditës jam munduar me udhëheqësinë e serbëve që t’i tërhiqnin barrikadat, e di që askush nuk do ta besojë, por ata nuk deshën t’i hiqnin, vendosmëria ishte më e madhe se kurrë, të gjitha forcat nuk ishin as afër të mjaftueshme për t’i thyer barrikadat, ata ishin gati për të kundërshtonin.

Bëra gjithçka që munda për ta ruajtur paqen”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu është krenuar për unitetin që tha se e ka me popullin serb në Kosovë.

“Unë po pyes se çfarë ka bërë Serbia. Ne nuk kemi bërë asgjë dhe përsëri është faji ynë”, theksoi Vuçiq.

“Unë nuk jam as Millosheviq, as Tadiq, nuk jam mësuar të humbasë, nuk kam kërcënuar askënd, dhe as kam thënë ndonjë fjalë të keqe, por nëse përpiqeni t’i bëni Serbisë diçka që keni bërë në të kaluarën, atëherë do të përballeni me një tjetër përgjigje”, tha Vuçiq gjatë intervistës për RTS.

Ndërkaq lidhur me deklaratën e analistit Shkelzen Maliqi se “Vuçiq nuk është në gjendje të organizojë barrikada të vërteta dhe të aktivizojë grupe të armatosura paraushtarake për të bërë presion në Kosovë, prandaj organizon rebelime jetëshkurtra”, Vuçiq tha se ai nuk ka organizuar asgjë, por vetë njerëzit.

I pari i shtetit serb foli edhe për takimin me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin në Bruksel që pritet të mbahet më 18 gusht, për çka tha se nuk pret asgjë nga ai takim, pasi sipas tij, nuk di asgjë që mund të diskutohet me Kurtin.

“Do të shkoj në Bruksel, nuk është e vështirë për mua, nuk pres asgjë, kush mendon se është e mundur të ruhet paqja me Kurtin, mendoj se e kanë shumë gabim, e di me kë kam të bëj”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv

(Visited 30 times, 1 visits today)