Zbulohet prapaskena/ Edon Zhegrova u përplas me liderin e Kosovës para mbërritjes në Athinë, Challandes i përjashton

Përpara ndeshjes së Kosovës ndaj Greqisë dhe kur përfaqësuesja po nisej për udhëtim në tokën helene, mungesave të mëparshme iu shtuan edhe dy emra të rinjë: “Valon Berisha dhe Edon Zhegrova”. Në një kohë kur teoritë konspirative ishin të pafundme për mungesat e Rrahmanit, Rashicës dhe Muriqit, një çështje e re po ngrihej te Kosova.

Kjo e shtuar edhe nga sqarimi për mungesën e tyre, duke e mbyllur thjeshtë me probleme shëndetsore. Asgjë më tepër për të kuptuar gjendjen e Zhegrovës me Berishën, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe një prapaskenë.

Gazetari i njohur i sportit Agim Kasapolli është shprehur se në grumbullimin e fundit të Kosovës ka pasur një përleshje mes Berishës dhe Zhegrovës dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së tyre ndaj Greqisë. Sipas tij, dy futbollistët e larguar nga kampi “verdhë e kaltër” pas ndeshjes me Slloveninë, Valon Berisha e Edon Zhegrova, janë përjashtuar nga Challandes. Për të mos thelluar edhe më tepër skandalin dhe zhurmën në një moment të panevojshëm, gjithçka iu faturua…shëndetit. /Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *