Hajdutët rrëmbejnë avionin që po transportonte para

Autoritetet kolumbiane njoftuan se disa hajdutë kanë vjedhur një avion të vogël dhe ikën bashkë me paratë të cilat ndodheshin brenda.
Siç theksohet, hajdutët kanë hyrë në avionin menjëherë pas aterimit të tij në një aeroport të vogël në qytetin Aguachica.

Në momentin e aterimit, në avionin i cili i takon kompanisë për sigurime AeroGalan, ka pasur tre anëtarë të ekuipazhit dhe një roje sigurimi.
Avioni më vonë është gjetur dhjetra kilometra në pjesën jugore të qytetit.
Policia tha se është në kërkim e sipër të hajdutëve.

Leave a Comment