Hani sa më shumë kumbulla, kanë veti shëruese

Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla i forcon eshtrat, e zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, dhe se konsumi i 12 kumbullave me madhësi mesatare në ditë për dy muaj e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq LDL.

Dhe, edhe këtu nuk ndalojnë përparësitë e kësaj “mbretëreshe”. Konsumimi i rreth 12 kumbullave në ditë, ose 100 gramëve për tre muaj do t’i rritë ndjeshëm markerët e gjakut të cilët tregojnë për rritje të densitetit të eshtrave, sipas një hulumtimi.

Isatin dihidroksi-fenil, është një nga komponentët për të cilat kumbulla, ndër të tjera, është fryti me efekt më të fortë laksativ. Asaj i ndihmojnë edhe sorbitolet, fenolet dhe fijet dietetike. Vetëm 25 gramë kumbulla të thara, që është e barabartë me një mesatare prej tre frutave, na japin 5% të sasisë së nevojshme ditore të fibrave.

Leave a Comment