((Jam pranë një rafti në supermarket, duke parë një zonjë të re me vajzën e saj pesëvjeçare, të cilat kishin një pamje të zbehtë …)
Vajza e vogël: Mami jam e uritur.
(Nëna duket gati e përlotur):
Nëna: E di zemër. Më vjen keq. Mami ka vetëm 5 dollarë dhe me duhen per te blere ushqime deri javen e ardhshme kur mami te paguhet.
Vajza e vogël: Mirë.
(Nje klient tjetër me një fëmijë në një karrocë shkon drejt gruas.)
Klienti tjeter: Më falni, isha duke ju degjuar. Nuk dua të të vë në siklet, por kam deshire t’ju ndihmoj.
(Konsumatori tjetër i ofron një kartmonedhë 20 $. Nëna fillon të qajë.)
Nëna: Ti as nuk më njeh, dhe ti po përpiqesh të më ndihmosh. Burri im eshte larguar. Unë punoj një punë me pagesë minimale. Ti je personi i parë që më ka treguar dashamirësi të tillë për një kohë të gjatë dhe ti je një e huaj për mua.
Klienti tjeter: Une jam një nënë gjithashtu, ju kuptoj shume mirë. Unë mendoj se bota do të ishte më e mirë nëse njerëzit do te paguheshin pak më shumë.
Nënë: Ju falënderoj shumë! Kjo me të vërtetë do të me ndihmojë.
Klienti: Ju e dini që mund të merrni disa nga gjërat këtu me oferte : Paguaj 1 merr 2
Nëna: Faleminderit ,faleminderit shumë! Do të gjej një mënyrë për tua kthyer.
Klienti tjetër: Nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Shpresoj që gjërat të përmirësohen për ju.
Nëna: Faleminderit shumë.
Nëna dhe vajza dolen me një karrocë plot me ushqime.
Kjo kliente vjen çdo muaj dhe ne të gjithë i referohemi asaj si nje njeriu bujar sepse gjithmone ndihmon klientet e tjere.