Të shumta janë reagimet në lidhje me masakrën e Selenicës, qëndrimin që mbajti kreu i qeverisë si dhe për vdekjen e dy të rinjve si pasojë e shembjes së urës në Xhenova të Italisë, por duket se Ramës asnjë gjë nuk i bën përshtypje.
Ai vijon i qetë pushimet vjetore ndërsa nuk nguron të publikojë edhe videon nga momente interesante të jetës së tij.
Kështu, pak më parë Rama ka ndarë me ndjekësit në Instagram, disa sekonda teksa qeth flokët tek një berber.
Ai bën një bisedë me djalin e ri në moshë, teksa mëson se djaloshi studion në shkollën “Janaq Kilica” në Fier dhe gjatë verës punon si berber.
Se ç’ka dashur të tregojë Rama me këtë video, ne s’po e kuptojmë, ama dimë të themi se është një mjeshtër i vërtetë për të larguar vëmendjen nga problemet kryesore në vend e për t’u përqendruar tek atletet apo leshtë e tij.
Rama publikon videon e cuditshme, duke qethur floket dhe nje bisede interesante me berberin on Vidnews.