Mjekët në Prishtinë kanë kryer një operacion të suksesshëm. Ata arritën që ta shpëtojnë një fëmijë, të cilit i kishte mbetur një fasule në një organ të ndjeshëm.
Fëmijës 22 muajsh J.B nga Prishtina iu shpëtua jeta.
Ndërhyrja që zgjati mbi një orë e gjysmë ishte jo pa komplikime duke qenë se fara e bimës që përpiu fëmija në kontakt me lagështinë bymehet sipas doktorit ishte e pamundur të nxirret në vëllimin ekzistues.
Ekipit ndërhyrës i është falënderues babai i fëmijës, Viktori.
Ai rrëfen se sapo kuptuan që fëmija ka vështirësi në frymëmarrje u drejtuan në QKUK.
Ai ka një apel për të gjithë prindërit.
“Sende të vogla, kikirik, fasule apo gjithçka tjetër të mos jenë afër fëmijëve”, thekson ai.