Shkuan në dasëm të djalit, hajnat ia thyen shtëpinë familjes kosovare dhe ia vjedhin 9 mijë euro

Ishte dita më e lumtur e tyre e këtij viti, e madje për djalin e tyre ishte dita më e veçantë në jetën e tij sepse ai po martohej, raporton Gazeta NewBorn.

Por gëzimi i tyre u thye krejt në fund ku disa persona me maska ishin futur në shtëpinë e familjes Molliqaj nga Belegu i Deçanit.

Derisa familja Molliqaj po festonte në restaurant, disa persona me maska ishin futur brenda shtëpisë ku kishin vjedhur një sasi të kosniderueshme ari në vlerë prej 5 mijë euro si dhe 4 mijë euro, pare cash.

Policia e Kosovës, është duke u marr me rastin por sipas tyre nuk kan mjete të mjaftueshme për ta zbuluar këtë gjë.
Sipas banorëve të asaj pjese nuk është hera e parë që në atë pjesë ndodhin raste të tilla.

Leave a Comment