Zbulohet e vërteta, nuk do ta besoni çfarë i kishte thënë Rita Ora në vesh Ledrit gjatë takimit të tyre

Ledri Vula ishte i vetmi këngëtar i cili këndoi në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës krah Rita Orës.

Nisur nga kjo, të gjithë aluduan për një marrëdhënie të “vecantë” mes dy artistëve, dyshime që u shtuan më tepër pas takimit shumë të përzemërt në përfundim të tij.

Por, reperi, aq i lakmuar nga femrat, është shprehur se mes tyre ka vetëm një shoqëri shumë të mirë. Ndonëse hezitoi të na e tregonte në fillim, Ledri na ka zbuluar edhe se cfarë i pëshpëriti Rita në vesh gjatë takimit të tyre. “S’e mbaj mend…Do takoheshim më herët sepse ka shkuar gjithë shoqëria në hotel për të festuar. Unë s’kam mundur të shkoj dhe deri në atë moment s’ishim takuar. Pastaj u përshëndetëm”, shpreh ai në ‘Jo vetëm Modë’.

Ai është ndalur të komentojë edhe marrëdhënien me Dua Lipës, për të cilët flitej se kanë qenë në një marrëdhënie, por nuk kishte qenë kështu.

Leave a Comment