E rrallë: Fëmija lind me një dhëmb

Një vajzë që ka lindur para 12 ditësh, bëri një vizitë shumë te hershme te dentisti, për t’ia larguan dhëmbin me të cilin erdhi në jetë – por, as që u frikësua dhe nuk qau.
Derisa bebeve iu dalin dhëmbët gjatë muajit të gjashtë, Isla-Rose Heasman nga Devoni i Anglisë, është dashur të vizitonte mjekun pa i bërë ende dy javë, për t’i larguar dhëmbin që po i lëvizte, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ajo është bërë “pacientja më e re ndonjëherë”, së paku në klinikën ku e dërguan. Asaj ia lyen nofullën e poshtme me një krem qetësues, sepse është shumë e re për anestezion, para se t’ia largonin dhëmbin përmes një intervenimi mjaft të lehtë.

“U largova nga salla me lot në sy, sepse më dhimbsej e bija. Por, ajo ishte më e fortë se unë, as që qau dhe ishte shumë e fortë” ka thënë bëna e vogëlushes.

Raportohet se të lindurit me dhëmbë është shumë e rrallë, pasi që konsiderohet se kjo u ndodhë vetëm 2,000 bebeve që lindin brenda vitit.

Rekomandohet që këta dhëmbë duhet të largohen, sepse shkaktojnë probleme gjatë ushqimit me gji, mund të ndikojnë në gjuhën e bebes dhe ka rrezik se shkëputen dhe përfundojnë në mushkëri.

Leave a Comment