Meidumi më i fuqishëm në Gjermani, “Bild” ka dalë sot me titull “Komandantët luftojnë për ndarjen e Kosovës”, duke iu referuar katërshes Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe Veseli.
Ky artikull vjen pas asaj që po ndodh në bisedime dhe idesë së Thaçit për prekje kufijsh, së bashku me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.
Në këtë artikull, “Bild” trajton këtë çështje si absurditet, për shkak se ata që luftuan për tokat e Kosovës kundër Serbisë, janë kthyer tani kundër Kosovës, për t’i dhënë tokë Serbisë.
Ndër tjera, “Bild” shkruan se Kosova mund ta kthejë në pikën zero të gjithë investimin ushtarak dhe politikë të BE-së dhe SHBA-ve.