Edhe pse bëhet fjalë për 2000 funte për një orë, që të gjithë e refuzuan ofertën e çmendur që ky çift po kërkon, shkruan Kosovarja.
Çifti britanez të cilët janë fejuar që nga viti 2016, ende nuk duan ta bëjnë dasmën vetëm për një arsye, e cila për të gjithë që kanë dëgjuar, është tejet e çuditshme.
Përveç incizimeve të zakonshme që mund të bëhen në një ceremoni martesore, çifti në fjalë po kërkojnë një kameraman që të incizojë gjithçka që do të ndodhë natën e parë të martesës së tyre. Natyrisht duke marrë parasysh se është një kërkesë shumë e çuditshme, askush nuk e pranoi, edhe pas deklaratës së tyre se ai incizim do përdoret për çështjet e tyre personale.
Andaj, ky çift vendosi që të ofrojë shumë të parave vetëm për një realizim të tillë.