Berberi që me flakë i dizajnon flokët e klientëve Një berber 54 vjeçar në Kaliforni, e ka zhvendosur metodën e rregullimit të flokëve në një nivel tjetër, shkruan rtv21.tv. Para se t’i vendos flokëve zjarrin, ai i lyen së pari ato me një krem “anti-djegie”, pastaj ai i vendos flokëve zjarrin i cili sipas tij e ndihmon shumë në punë. “Është një formë e rrezikshme e artit, por unë kam parë njerëz të bëjnë shumë më shumë dëm me një palë gërshërë ose shufër hekuri”, tha ai./21Media