Një përdoruese e Instagram-it është “gozhduar” nga komentet negativie pasi ajo ka postuar një video të qenit të saj në një makinë larëse në një përpjekje të dukshme për të fituar më shumë ndjekës. Videoja shqetësuese u postua në mediat sociale nga Tamara Rotman, një yll i popullarizuar i medias sociale argjentinase.
Në pamjet, qeni i saj Coco mund të shihet brenda makinë larëse me fytyrën e tij të shtyrë drejt derës, transmeton rtv21.tv. Qeni, një Terrier i Bardhë i Malësisë Perëndimore, duket i traumatizuar brenda dhe duket se po përpiqet të dalë.
Komentuesit ishin të shpejtë për të dënuar “budallallëkun” e gruas, ata kërkuan që ajo të dënohej për abuzim të kafshëve. Por vetëm pak orë më vonë, ajo fshiu të gjitha postimet e saj dhe riaktivizoi llogarinë e saj, duke shtuar një video të vetme të një Coco të lumtur duke luajtur në një lëndinë të gjelbër. Krahas kësaj, ajo publikoi një justifikim të gjatë për veprimet e saj, duke pretenduar se ajo ishte “keqinterpretuar”/21Media