Ajo është rikthyer në kohë, pikërisht në kohën kur iu bë transplantimi i veshkës.
Të premtën, Selena Gomez u rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, duke nënvizuar rëndësinë e të qenit për njëri-tjetrin, shkruan DailyMail.
“Ju jeni të fokusuar në bërjen e botës një vend më shpresëdhënës dhe më inkurajoni mua dhe të gjithë miqtë e mi të bëjnë të njëjtën gjë”, tha 25 vjeçarja në një ngjarje gjatë muajit prill kur iu drejtua audiencës.
“Ashtu siç ndoshta shumë prej jush e dinë, unë kisha një transplantim të veshkës këtë vit dhe shumë njerëz kanë arritur të më ofrojnë mbështetjen”, tha ylli i “Spring Breakers”.
Selena shtoi se dëgjimi i historisë së saj i ka ndihmuar ata të gjejnë guximin të ndihmojnë njerëzit e tjerë dhe të dhurojnë njësoj.
Ajo tha për “Good Morning America: Unë jam duke shijuar jetën time. Me të vërtetë nuk mendoj për ndonjë gjë që më shkakton stres, gjë qëështë me të vërtetë e bukur.
Francia Raisa, e cila i dha veshkën këngëtares kishte qenë e frikësuar ngase mund të kishte vdekur kur do të bëhej transplanti.
Ajo kishte treguar se ka qenë e vështirë si për Selenën ashtu edhe për të, pasi kishin kaluar në depresion.
Dyshja e mbajtën sekret operacionin deri në shtator kur Selena e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.