Tronditëse por e vërtetë! Vajzat dhe djemtë aktivistë po rrihen brenda në stacionin e policisë

Vajzat dhe djemtë aktivistë janë rrahur brenda në stacionin e policisë ndërkohë që, ngjashëm si me vitet 90, policia bënte propagandë duke nxjerr foto të ngjyrës që i kishte rënë një polici, dhe mashtronte për mënyrën se si për shkak se kishin marrë disa njolla bojaxhiu në uniformë, policët kishin kërkuar dhe marrë edhe trajtim mjeksor. Gjithë kjo propagandë për të mbuluar dhunën që po zhvillohej brenda Stacionit të Policisë ndaj aktivistëve të arrestuar. Policë të tillë të kriminalizuar, bashkë me shefat e tyre, bëjnë ligjin brenda Policisë së Kosovës, dhe janë turpi i saj.

Kjo rrahje brenda në Stacionin e Policisë është veç një simptomë e dhunës që vazhdimisht ushtrohet dhe tolerohet sot në Kosovë, e sidomos ndaj grave. Ky regjim bëhet edhe më shtypës kur sot liron edhe babain me dy djemtë e tij dhunues që kishin rrahur nënen dhe dy vajzat të premten e kaluar.

Përderisa vazhdon pabarazia dhe padrejtësia ndaj grave, përderisa vazhdon kultivimi i dhunës shtypëse dhe toleranca ndaj dhunuesve, protestat dhe aksionet nuk kanë për t’u ndalur kundër të gjithë atyre policëve dhe pushtetarëve të kriminalizuar që e mirëmbajnë këtë regjim dhune!, thuhet në reagimin publik të Lëvizjes Vetëvendosje!, përcjellë MekuliPress.info

Leave a Comment