Mbi një miliard njerëz në botë çdo natë fle pa ndonjë strehim të qëndrueshëm.
Një grup i kompanive të cilët kanë punuar së bashku beson se shtëpia e tyre që ndërtohet me printer 3D mund të zgjidhë këtë problem.
Shtëpia e tyre një katëshe nuk siguron vetëm një kulm mbi kokë por edhe një vend gjenial për të jetuar, transmeton koha.net.
Kjo shtëpi u prezantua në festivalin e teknologjisë në Austin gjatë kësaj jave, e cila është ndërtuar nga kompania jo profitabile ‘New Story’, e cila ndërton shtëpi në vendet në zhvillim.
Kjo shtëpi merr vetëm 48 orë për tu ndërtuar e kushton vetëm 8 mijë euro.