Berat Buzhala e ‘kall’ me një koment te profili i Ramushit, për kthimin në AAK të Donikës

Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupit nuk ka kaluar pa reagimin të analistëve, e Berat Buzhalës ky veprim i politikanes ishte qesharak.

Berat Buzhala ka komentuar në profilin zyrtar të kryeministrit Ramush Haradinaj, ku ky e bëri të ditur lajmin për rikthimin e Kadaj-Bujupit.

Për dallim prej herëve të tjera kur di të ‘godas’ politikanët në rrjetet sociale, kësaj radhe Buzhala ka shkruar vetëm ka ‘qeshur’ me lajmin Haradinajt.
Për më pak se 1 orë, komenti i tij ka marrë mbi 750 reagime.

Donika Kadaj-Bujupi të mërkurën u kthye në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas përçarjeve në Lëvizjen Vetëvendosje, prej ku dha dorëheqje kohë me parë.

Leave a Comment