Reshat Millaku, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, në një konferencë për media ka zbuluar detajet e aktakuzës së punuar nga prokurori i dorëhequr, Elezaj Blakaj, lidhur me listat e veteranëve të UCK-së.
Në aktakuzën e përgatitur nga Blakaj, gjenden emrat e nëntë ish eprorëve të lartë të UÇK-së, të dyshuar për manipulimet me lista, shkruan “Bota sot”.
“Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha dhe Faik Fazliu,”, janë emrat e të akuzuarve të mundshëm nga aktakuza e përgatitur nga ish prokurori Elez Blakaj për fryrje të listave të veteranëve.