KUJDES me shkeljet në rrugë, tani shoferët do e pësojnë edhe nga droni!

​Policia e Shtetit ka prezantuar sot me anë të një video një risi në zbulimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në video tregohet se tashmë parakalimet e gabuara do të evidentohen me dron, kur ndodhin në kthesa të padukshme.

Postimi

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.

Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.
Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON????‍♂

Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Edhe shkeljet e tjera:
Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?
Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7

Leave a Comment