Ky burrë çon gruan e tij në park për 30-të vjetorin e martesës së tyre – Ja çfarë ndodhi aty që e bëri atë të qajë!

Për disa çifte, përvjetorët e martesës janë data te rëndësishme për t’u kujtuar. Prandaj, për të përkujtuar këtë datë të veçantë, një burrë nga Ohio bleu një dhuratë për gruan e tij që ta mbante mend gjatë!

Jeff dhe Pam Wiese, nga Medina County, Ohio, po ecnin së bashku në park diten e 30 vjetorit te tyre te marteses.

Për më tepër, duke shijuar një shëtitje së bashku në këtë ditë të veçantë, burri i zhytur në mendime, Jeff, paraqet nje dhurate per Pam, të cilën ajo do ta kujtojë përgjithmonë.

Dhurata e 30 vjetorit të martesës ishte një stol prej druri me një pllakë të gdhendur mbi të.

Pllaka, e dedikuar për dashurinë e tyre, thotë: «Duke festuar 30 vjet ecje me dashurinë time . Gëzuar përvjetorin Pam, nga dashuria jote Jeff. Pam dhe Jeff Wiese. 1987-2017 “.

Pas leximit të fjalëve të gdhendura në pllakë, Pam shpertheu ne lot. Pastaj ajo u ul në stol për një foto.

Vajza e Jeff dhe Pam, Anna Wiese, ndau ne twitter ne 1 korrik 2017, foton e embel te prinderve te saj te dashuruar.

“Babai im e befasoi nënën për përvjetorin e tyre të 30-te me një stol të dedikuar për të në parkun ku ata gjithmonë ecin së bashku”, shkroi Anna.

Shumë përdorues Twitter e konsideronin atë një dhuratë të ëmbël.

Prinsben Henshaw komentoi “Sa te dashuruar .. Unë e respektoj dashurinë e tyre. Deshiroj të kem edhe une përvoja të tilla me gruan time. Urime!”

Roseann LoSchiavo shtoi, “Babai juaj është frymëzues per ne, unë uroj qe shumë burra te jenë si ai!”

Leave a Comment