Pas një deklarate të Liderit të Partisë radikale serbe, Voisllav Sheshelit, i cili kishte thënë se duhet pritur NATO derisa të largohet, dhe Kosova mund të merret e gjitha kurse Shqipëria deri në Durrës, shkruan Gazeta NewBorn.
Pas kësaj, ka reaguar Lahi Brahimaj i cili, përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’ ka thënë se Serbia do ta ketë përgjigjën e njëjtë sikur në vitin 1999, edhe sot edhe nesër edhe kurdo.
Ja postimi i tij i plotë:
Shesheli, nuk mund t’i ndahet ish – shefit të vet.
Sikur në vitin 1999, edhe sot edhe nesër edhe kurdo, do ta keni përgjigjën e njëjtë, ashtu siç ju kemi mundur çdo herë, (rasti me ngujimin në bodrumin e mullirit në Kievë), edhe në Hagë ju kemi mundur, edhe në çdo rastë tjetër.
Juve nuk mund t’iu ndajë fati me kasapin e Ballkanit, Millosheviçin. Ju do të keni mundësi ndoshta ta “pushtoni e sundoni” vetëm ferrin, sëcilës rrugë jeni duke shkuar ngadalë por sigurtë edhe ju.
E sa për kush deri ku do të shkojë, këtu jemi, do ta shohim!