Miranda dhe Josh Crawford ,nje cift nga Karolina e Veriut perdoren metoden In Vitro Fertilizim per fëmijën e tyre të parë, Joslyn, e cila lindi në vitin 2009,pas perpjekjeve per te mbetur shtatzene për më shumë se një vit. Por çifti kërkonte më shumë fëmijë dhe provoi përsëri IVF në 2010.
Ashtu si IVF e parë, mjekët transferuan dy embrione në mitrën e Mirandës. Gjashtë javë më vonë gjatë ultratingujve të rregullt, mjekët thanë që kishin binjakë.
Megjithatë, ultratingulli ishte i paqartë dhe çifti vendosi të vizitonte përsëri mjekun për një ultratingull të dytë. Ata panë katër rrahje të zemrave në ekran. Të dy embrionet ishin ndarë brenda mitrës së saj për të krijuar dy grupe binjakësh identikë.
“U shokova, dhe mjeku u shokua,” tha Miranda për ABC News. “Kurrë nuk kishte ndodhur kjo në tërë karrierën e tij.”
“Për një grua që është më pak se 35 vjeç, rekomandohet që një ose dy embrione të transferohen në mitër gjatë një cikli të ri IVF”, dr. Jani Jensen, një mjek në departamentin e endokrinologjisë riprodhuese dhe infertilitetit në Klinikën Mayo , tha për IVF. “Në këtë rast, duket se udhëzimet janë ndjekur në mënyrë korrekte, por rrufeja goditi dy herë”.
“Kjo sigurisht që është një rezultat i pazakontë”, shtoi Jensen.
“Ndarja e embrionit ndodh përafërsisht në një nga 100 transferimet e embrionit”, tha Dr. James Grifo, drejtor i Qendrës së Fertilitetit të NYU, për fenomenin e rrallë. “Shansi i këtij rezultati është afërsisht një në 10,000. Kjo mund të ndodhë edhe në një konceptim të natyrshëm, por shansi i kësaj është shumë i rrallë.
“Ky rast tregon se natyra është gjithmonë e gatshme ti tregojë mjekëve se ato nuk mund të kontrollojmë gjithçka”, tha Dr. Richard Paulson, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kalifornisë së Kalifornisë.
Kur Miranda dëgjoi për shtatzëninë, ajo u shqetësua.
“Nuk isha e sigurt nëse do te deshtoja, dhe gjithmonë mendoja se mund të shkoja në lindje të parakohshme në çdo moment”, tha ajo.
Pavarësisht nga shtatzënia me rrezik të lartë, ajo dhe Josh ishin kundër abortimit të ndonjë prej fetuseve edhe pse mjekët e tyre u kishin dhënë atyre këtë mundësi.
Më 4 shkurt 2011, erdhën ne jete Mia, Madison, Jackson dhe James.
Tani ata janë një familje e lumtur prej shtatë vetash!