Nëse ju dhemb shpesh koka, duhet të filloni të hani këto ushqime

Shumica prej nesh mendojmë se këto simptoma janë si rezultat i punës së madhe që bëjmë. Por ato mund të shkaktohen edhe nga nivele të ulëta të magnezit dhe vitaminës K në trupin tuaj.

Përfitimet e magnezit

Magnezi ndihmon konvertimin e ushqimit në energji dhe krijon proteina të reja nga aminoacidet. Kjo është arsyeja pse ai përdoret për të hequr ankthin dhe stresin.

Magnezi mund të parandalojë dhimbjet e shpeshta të kokës dhe madje të trajtojë edhe migrenën. Mungesa e tij ulë nivelet e serotonines, bën që enët e gjakut të ngushtohen dhe prekë funksionimin e neurotransmetuesve.

Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në depresion dhe pagjumësi.

Ushqimet nga ku mund ta merrni magnezin janë:

Spinaqi, arrat, lajthitë, orizi ngjyre kafe, buka, peshku, mishi, avokado.

Përfitimet e Vitaminës K

Vitamina K sintetizon proteinat të cilat janë thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e gjakderdhjes. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë mavijosje dhe gjakderdhje.

Kjo vitaminë, në bashkëpunim me vitaminën D, bën që kalciumi të shkojë në eshtra dhe t’i forcojë ato. Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të çojnë në fraktura.

Ushqimet nga ku mund ta merrni këtë vitaminë:

Bimët si trumza, majdanozi, koriandra, borziloku. Perimet me gjethe të gjelbra si lakra jeshile, zarzavatet mustardë dhe zarzavatet tjera.

Sallatat e gjelbra si qepët e pranverës, lakra, lakërishtet e tjera, lakra e kuqe, selino.

Perimet si brokoli, lakra Savoy dhe lulelakra.

Erëzat djegës si piperi, piperi i kuq dhe kërri.

Leave a Comment