Vuçiq: Toplica mburojë e Serbisë nga shqiptarët dhe bullgarët

Kështu deklaroi Aleksandar Vuçiq, me rastin e hapjes të një fabrike BizLink në rajonin e Toplicës.

“Nuk ka asnjë rajon në Serbi sikurse Toplica, që ka dhënë kontribut në zhvillimin e vendit”, deklaroi Alesandar Vuçiq, kryetari i Serbisë.

“Rajoni i Toplicës ka ruajtur Serbinë nga bullgarët dhe shqiptarët dhe kur i nevojitej vendit punëtorë dhe luftëtarë, toplicasit ishin të parët në përgjigjie të vendit”, deklaroi Vuçiq, njofton B92.

Tutje, Vuçiq, theksoi se tani është koha e investimeve në këtë pjesë të rajonit, ku do të bëhet i mundur ndërtimi i rrugës Nish-Prishtinë.

Veç tjerash ai pranoi faktin se nga kushtet e vështira të jetës shumica e banorëve të kësaj ane janë shpërngulur dhe që tani jetojnë një numër shumë i vogël i njerëzve.

Leave a Comment