Sabri Popaj është një qytetar i cili vjen nga Rahoveci. Popaj gjatë luftës së fundit, kishte përjetuar një tmerr dhe një tragjedi të rëndë në familjen e tij, por përkundër saj Popaj nuk ishte gjunjëzuar para jetës, shkruan Gazeta NewBorn.
Sot Popaj është model i një personi të suksesshëm, i cili duhet marr si shëmbull për jetë, se edhe pas vështirësisë dhe momenteve të rënda që sjellë jeta, ajo duhet vazhduar dhe duhet punuar në të.
Popaj sot rreth vetës mirëmban qindra hektarë tokë të mbjellur me pemë e perime, ushqen dhe rritë qindra e mijëra shpezë dhe kafshë, e ky sukses natyrisht se atij i ka ardhur nga puna që ai ka bërë, dhe kjo tregon më së miri se me punë arrihet gjithçka/Gazeta NewBorn/