Një video e një roboti që i ngjan njeriut është duke qarkulluar me të madhe nëpër internet, që shfaq robotin duke ecur në këmbë rrugëve si njeri.
Videoja është shikuar më shumë se pesë milionë herë, prej se u shpërnda në Twitter.
Madje, përdoruesit që po e shpërndajnë videon po paralajmërojnë për fundin e njerëzimit, nëse robotë të tillë vazhdojnë të shumohen, transmeton Gazeta Express.
Por, duket se roboti i çuditshëm nuk është i vërtetë, pasi është krijuar duke përdorur grafika të gjeneruara nga kompjuteri.
Kjo është bërë për të treguar të ardhmen e teknologjisë. Imagjinojeni sikur mijëra robotë të tillë t’i shihni rrugëve duke ecur apo patrolluar.
The future of technology in warfare:
Imagine thousands of drones and thousands of these creepy humanoid robots invading countries … pic.twitter.com/9aqi2OacE2
— Oh boy what a shot (@ohboywhatashot) August 20, 2018