Aleksandër Lumezi: Jep dorëheqje veç nëse…

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtë në lidhje me dorëheqjen e tij, e cila po kërkohet edhe përmes një proteste të shoqërisë civile dhe disa subjekteve politike.

Sipas Lumezit, ai do ta lë detyrën nëse Këshilli Prokurorial do të konsideronte se ka shkelur ligjet apo kodin etik ose moral. Por, asnjëherë nuk do ta lë pozitën për shkak të presionit të shoqërisë civile apo subjekteve politike.

“E kam marr parasysh se nëse institucionet përkatëse, përkatësisht Këshilli Prokurorial konsideron se kam shkel ligjin do të pranoj secilin vendim. Por kurrsesi presionin e shoqërisë civile, partive politike, sepse vullneti i shumicës nuk varet nga Këshilli Prokurorial por provat.” është shprehur Lumezi.

Leave a Comment