Dy motoçikleta të policisë franceze përplasen gjatë një performance para presidentit

Dy motoçikleta policore franceze janë përplasur mes vete, gjatë një përformance para presidentit Emmanuel Macron.
Në paradën policore ishin të ftuar mija mysafirë që festonin Ditën e Bastille.

Motoçiklistët ishin pjesë e një grupi të gjurmimit, të Place de la Concorde të Parisit Qendror.
Ndonëse defilimi i tyre në këtë shesh ishte pjesë e një përformance të koreografuar me kujdes, gabimet ndodhën shkruan The Independent, transmeton GazetaBlic.

Pasi u rrëzun për pak kohë në sheshin me kalldrëm, motoçiklistët i ngritën në rrota dhe i ndanë motoçikletat e tyre, për tu duartrokitur më pas nga presidenti Macron, por dhe nga turma.

Policia dhe shërbimet e xhandarmërisë nuk e kishin kuptuar se si ndodhi incidenti, kur gjithçka ishte përgatitur me kujdes.

Mirëpo si duket një nga motoçiklistët ka llogaritur keq hyrjen në shesh.
Dita e Bastillës që festohet në Paris, evidentohet me mijëra ushtarë që për formojnë në nderim të kësaj feste.

Leave a Comment