Deçani është ndër komunat më të vogla në Kosovë, por krahasuar me komunat tjera e ka numrin më të madh të veteranëve të luftës.
Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale”, për vitin 2017, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan ORAinfo.
“Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2017, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 36,032. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Deçanit me gjithsej 4,183 ose 12% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raport.
Cështja e veteranëve është aktualizuar kohëve të fundit pas dorëheqjes se prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte hetuar mashtrimet me listat e veteranëve. Tashmë edhe zyrtarisht është pranuar se 19 mijë veteranë janë të rremë. /ORAinfo/