1500 euro për dokumenta gjermane, plas tregtia në internet

Pasaportat evropiane janë padyshim “ëndrra” e shumë shqiptarve,por pak e dinë se kohët e fundit në internet ka shpërthyer “tregtia” e dokumenteve gjermane.Ndërkohë që miliona njerëz janë dyndur drejt Gjermanisë,për të marrë azil, shumë të tjerë kanë përdorur internetin për shit-blerje ilegale.

Sipas “ Spiegel.de” në internet po shiten gjithashtu edhe kartelat e bankave,dokumentat e sigurimit shëndetësor etj.Gazeta përmend raste konkrete ku një dokument gjerman është shitur deri në 1500 euro.Sipas të dhënave të policisë,dokumente të tilla janë shitblerë më së shumti në Greqi.
Duke blerë dokumente valide në internet,emigrantët hynë në Gjermani pa iu nënshtruar kontrolleve kufitare.

Leave a Comment