Policia tani nuk fshihet në kthesa, “droni i parë” penalizon 74 shoferë

Pak ditë më parë Policia e Shtetit bëri më dije se tashmë monitorimi i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të bëhet dhe më dron.

Ditën e sotme, përmes një video të postuar në Facebook, policia tregon se janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH. Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.

Leave a Comment