A është hajn Albin Kurti? Kjo është pasuria e tij, e cila dallon shumë me të Haradinajt

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në formularin që ka mbushur në AKK, Kurti ka deklaruar se nuk posedon në pronësi të tij as shtëpi, veturë, apo tokë.

Mirëpo, në llogaritë e tij bankare ai i ka 80 mijë euro para të gatshme në emër të gruas së tij norvegjeze, si dhe pagë vjetore si deputet në Kuvendin e Kosovës në vlerë të 18 mijë e 098 eurove, njofton Klan Kosova.

Pasuria e kreut të LVV-së dallon shumë nga ajo e kryeministrit Haradinajt, ku vetëm një objekt i tij ka vlerën e totalit të pasurisë së Kurtit.

Leave a Comment