Pamje dramatike shfaqin momentin kur një peshkaqen i madh sulmon kafazin nënujor të disa turistëve në Afrikë të Jugut.
Videoja shfaq peshkaqenin e bardhë duke dalë nga uji për ta ndjekur një top “karrem”, para se të futet kthehet nën ujë dhe të sulmojë kafazin me turistë.
Matthew Klidjian, 46 vjeç, që filmoi momentin me kamerën e tij GoPro, tha se “peshkaqeni doli shpejt dhe erdhi për ta”, transmeton Gazeta Express.
Kjo zonë është e njohur për peshkaqenë të bardhë, të cilët sillen pranë Shkëmbit Geyser.