Një bebe 11-muajshe me një sëmundje të rrallë është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë. Lajmin e ka bere me dije ne nje postim ne rrjetet sociale ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu.
“Mjekët e QSUT kanë realizuar një ndërhyrje të suksesshme për sëmundjen Moymoya tek një bebe 11-muajshe. Kjo sëmundje shfaqet shumë rrallë në Europë dhe është rasti i parë i shfaqur në Shqipëri.
B.M tashmë është në fazë rekuperimi dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve të QSUT”, thuhet ne postim.