Vuçiq paralajmëron serbët për fundin e dialogut. Së shpejti takohet me Thaçin dhe Edi Ramën

Me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është thënë se asnjëra palë nuk do të marrë atë që do.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tashmë ka filluar ta përgatis popullin e tij rreth kësaj marrëveshje, ndonëse ka thënë se nuk janë ende afër të arrihet marrëveshja me Prishtinën.

“Është shumë e vështirë për të arritur ndonjë marrëveshje. Ne nuk jemi afër një marrëveshje, edhe nëse arrimë marrëveshje ne do të kemi më shumë, por si përfundim të gjithë do të humbasim pak”, është deklaruar presidenti serb, transmeton lajmi.net.

I pyetur në lidhje me se për çfarë shqiptarët nga Bujanoci, Presheva e Medvegja janë duke shkuar në Tiranë për bisedime, ai ka thënë këtë do ta kuptojnë më vonë, por se ajo që është humbur një herë nuk i kthehet Kosovës.

“Për të presin rezultate dhe do të shohim, kush e mori atë që e humbi. Me marrëveshjen eventuale me shqiptarët duhet të dinë se të gjithë do të humbim pak”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në, “European Forum Alpbach”.

Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim.

“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.

Leave a Comment