Haradinaj: Pyetni gjeneralët serbë se sa veteranë i kishte Dukagjini

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj që kishte qenë pjesë e UÇK’së është bërë pjesë e debatit për listën e fryer të veteranëve të luftës, duke folur për brigadën 131 në Deçan.

Ai me krenari ka shkruar se ushtarët e kësaj brigade dhanë maksimumin për liri. Madje thotë se sa veteranë i ka Dukagjini, duhet të përgjigjen gjeneralët serbë, që thotë se i kanë turpëruar.

‘’Se sa veteranë i kishte Dukagjini dhe me theks të veçantë Brigada 131 ‘Jusuf Gërvalla’, përgjigjen mundeni për ta marrë tek gjeneralët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tyre që i kemi turpëruar në Deçan.
Jam krenar me ushtarët e kësaj brigade që e dhanë maksimumin për liri.
Të njëjtit janë të gatshëm gjithmonë”,’’, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton Periskopi.

Ditëve të fundit është ndezur debati për rastin e listave të veteranëve, pas dorëheqjes së prokurorit Special, Elez Blakaj i cili kishte ngritur edhe aktakuzë për këtë çështje./Periskopi/

Leave a Comment