Rocky Balboa mund të jetë boksieri më i madh i të gjitha kohërave, por shpejt ai do të mposhtet nga një foshnje e cila me gjasë kur të rritet do të futet në ring.
Një video e publikuar online, shfaq një foshnje duke imituar lëvizjet e Rokut në filmin e tij, përderisa e shikon atë.
Videoja është bërë hit nëpër internet tashmë, duke u shikuar miliona herë, transmeton Gazeta Express.