Një vajzë, e cila po lufton me vdekjen, ka vendosur që të shesë ‘buzëqeshjet e saj’ në rrugët e Kinës në mënyrë që të sigurojë para për transplantin e veshkave.
Duke qëndruar në një karrocë me rrota, Zhu Ya shkruan në një tabelë se do të buzëqeshë për 1 minutë për çdo kalimtar që do ti falë 0.15 dollarë.
E vendosur të mos dorëzohet deri në fund, vajza shet gjithashtu edhe “stickera” që kanë fytyra të buzëqeshura në një stacion metroje në Chongqing.
26-vjeçarja shpjegon se është detyruar të dalë rrugëve pasi nuk ka mënyrë tjetër për të financuar operaconin, që është shpresa e saj e vetme. Në mënyrë që të kurohet, Zhu Ya duhet t’i nënshtrohet operacionit që kushton rreth 56.625 dollarë.
Zhu vuan nga uremia për shkak se ka lindur në një familje që merret me bujqësi dhe para se të sëmurej, buzëqeshte shumë. Kjo ishte arsyeja pse mendoi që të dilte rrugëve dhe të shiste buzëqeshje.