“Përplasje titanësh”, fotografja kap momentin e luftës brutale mes mustangut dhe një rivali

Një fotografe ka mundur të kapë me lentet e aparatit të saj luftën brutale mes një mustangu të egër dhe një rivali.

Imazhet mahnitëse,të marra nga fotografja profesioniste Jami Bollschweiler, tregojnë dy hamshorët që kafshonin dhe rrotulloheshin në Shkretëtirën Perëndimore në Utah, më herët këtë muaj.

Teksa njëri përplas tjetrin në tokë, kali ngjyrë karamel mund të shihet sipër kalit të bardhë dhe pavarësisht se ky i fundit i ka shkëputur një copë nga fytyra, mbetet i patrazuar.

Fotografja Jami nga Utah u shpreh:

Nuk kam parë kurrë një hamshorë të tillë që të shtrijë rivalin në tokë dhe të përdorë këmbët e tij për ta mbajtur poshtë vetes. Ishte krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që kam parë. Kali ngjyrë karamele ishte bashkë me familjen. Zakonisht i mban ata larg nga të tjerët, por për shkak se furnizimet me ujë janë tharë në disa vende, kjo do të thotë se ata të gjithë po vijnë së bashku në të njëjtën zonë.”
44-vjeçarja ka filluar të merret me fotografi në formë terapi katër vite më parë kur nëna e saj ndërroi jetë.

Leave a Comment