Video e një çifti që u martua së fundmi dhe disa momente gjatë dasmës u shoqëruan me duartrokitje nga të ftuarit, ka rezultuar komplet nje histori tjeter, ndryshe nga sa mendohej edhe nga vete protagonistet.
Ata mendonin se te ftuarit po duartrokisnin gjatë prerjes së tortës së tyre per kete detaj, por në fakt duartrokitja po shkonte për dikë tjetër.
Stacey dhe Brian Paterson, nga Falkirk, Skoci, mbeten te shtangur kur të ftuarit filluan të duartrokisnin dhe xhironin teksa po përpiqeshin për të prerë tortën e dasmës.
Por çifti i lumtur nuk ishte në dijeni se momenti i tyre i madh ishte duke u elektrizuar nga djali tetë-vjeçar Jay, që po bënte një kërcim të pazakontë pas tyre.
Dyshja shikonte njëri-tjetrin në sy duke menduar se e gjithë vëmendja ishte për ta, znj. Paterson, 32 vjeç, kuptoi se ata ishin neglizhuar ditë më vonë pasi po shihte videon.
“Mendova se prerja e tortës ishte emocionuese, ndërsa të gjithë qeshnin dhe xhironin me telefonat e tyre. Por vetëm disa ditë pas dasmës, kuptova se kjo nuk ishte për ne, por për Jay”, tha nusja.