Rama takon yllin portugez, Ronaldo i jep fanellën me autografe

Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios, ka realizuar një foto me yllin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Fotoja është realizuar në ambientet e stadiumit “Allianz stadium” në Torino, ku edhe Ronaldo i ka dhënë fanellën me numrin 7, me emrin Edi Rama, të shoqëruar edhe me autografe.

Kryeministri Rama është një tifoz “i çmendur” i Juves. Ai sot (25 gusht) pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Vlorë ka fluturuar drejt Torinos për të ndjekur live ndeshjen, e cila u mbyll me 2-0 për bardheblutë.

Më herët, kryeministri publikoi edhe një video me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli.

Leave a Comment