Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se politikanët kosovarë nuk e dinë termin se çfarë do të thotë demarkacion.
Para fillimit të panel diskutimit që po mbahet në Alpbach të Austrisë, Vuçiq ka përmendur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj i cili ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim të territorit me Serbinë.
“Ata që flasin kundër idesë së demarkacionit nuk e dinë se çfarë do të thotë ky term dhe nuk do ta kuptojnë politikën e demarkacionit për shumë vjet, por çka është e keqe dhe negative për serbët se ata nuk të marrinë asgjë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se shumica thonë se Kosova është e pavarur dhe ka njerëz të cilët nuk e përkrahin idenë pasi që nuk e dinë kuptimin etimologjik të këtij termi.
“Fatmir Limaj tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, siç e thonë edhe shumë të tjerë, ata thonë se Kosova është e pavarur dhe Serbia nuk ka asgjë atje. Kur shumë njerëz flasin kundër kësaj ide ata nuk e dinë kuptimin etimologjik të atij termi”, ka thënë ndër tjera Vuçiq.