Ministria e Brendshme ka dhënë sqarimin pas raportimit në media se Gjermania ka njohur patentë shoferin e Kosovës, shkruan Gazeta NewBorn.
Më poshtë ua sjellim sqarimin e tyre të plotë:
SQARIM
Sqarojmë opinionin në lidhje me keqcitimin e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, nga disa portale të Kosovës.
Deklarata e ministrit maqedonas për ALSAT-M thotë: Republika e Maqedonisë është afër arritjes së marrëveshjes me Kosovën dhe Gjermaninë sa i përket njohjes reciproke të patentshoferëve.
MPB ju bënë të ditur se me Republikën e Maqedonisë është në fazën e fundit dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të patentshoferëve. Ndërsa me Republikën Federale të Gjermanisë, MPB në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës në Berlin ka inicuar procedurën por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Prioritet i ministrit Bejtush Gashi dhe MPB-së është njohja e patentshoferëve jo vetëm nga Repubika Federale e Gjermanisë por edhe nga shtetet tjera të BE-së me të cilat synojmë të nënshkruajmë marrëveshje bilaterale. Arritja e çdo marrëveshje me njërin nga këto shtete do të njoftohet menjëherë opinoni.
Për fund, miqësisht kërkojmë nga mediat që në raste kur ka të bëjë me lajme që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të na kontaktojnë për konfirmim të lajmit.
Kontaktet e MPB-së:
Tel: + 383 (0)38 200 19 545
Mob.: +383 (0) 45 149 111
Email: zip-mpb@rks-gov.net