Asnjëherë mos u dorëzo! Diçka që e nise, çoje deri në fund. Kështu, si ky i ri nga Durrësi.
Kjo video në plan të parë mund të mos tregojë ndonjë gjë kushedi, por mban një mesazh që ndoshta mund t’ju motivojë këtë fundjavë.
Mund t’ju motivojë për t’i çuar punët deri në fund…
Ajo që në plan të parë mund të dukej si e pamundur për ne, për këtë “skifter laçjan” ka qenë shumë e lehtë. Eh… jo dhe aq sa duket.
Nuk e dimë nëse është vërtetë nga Laçi, por kështu ka preferuar ta quajë qytetari që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ.al ditën e sotme.
Ajo që bie në sy është vendosmëria e djalit për të çuar në fund “synimin e tij”.
Siç duket, nga kati ku banonte atij i kishin rënë rrobat në një tjetër banesë, ku duket një lartësi e konsiderueshme.
Ai nuk ka preferuar që t’i thotë komshiut të katit të dytë për të kaluar dhe për të marrë rrobat, por ka vendosur që të vërë në zbatim planin e tij.
Pasi provon, provon, nuk ia arrin dot.
Sërish e gjen një zgjidhje, derisa ia arrin qëllimit.
Dhe në fund, duket se tregon të gjithë planin se si ia arriti gjithçka.